Klasat e stërngarkuara me nxënës/ Prindërit: Mësuesit kanë vetëm nga 1 minutë kohë për secilin nxënës

TË FUNDIT

Kjo është shkolla fillore Zhivko Brajkovski në Butel të Shkupit. Disa prindër u paraqitën në TV21 për shprehur shqetësimin e tyre për klasat e stërngarkuara me nxënës. Ekipi ynë shkoi për ta parë gjendjen në shkollë, por nuk na lanë të xhirojmë brenda. Madje as drejtoresha nuk deshi të jep sqarime.

https://www.youtube.com/watch?v=9su90y7NODY

Takuam një prind, vajza e të cilit mëson në këtë shkollë.

Janë 32, plus kanë nxënës që kanë nevojë për përkujdesje të veçantë, të cilët më duket se një nxënës i tillë llogaritet si 3. Dmth 35, por edhe 30 po të jenë për mua është numër shumë i pa arsyeshëm, jashtëzakonisht i lartë. Llogarite 40 minuta është ora e mësimit, mësuesja duhet ta shënojë orën e mësimit, 5 minuta 10 i humb, vetëm 1 minutë ka kohë të merret me secilin veç e veç.

Prindërit kërkojnë që drejtoria bashkë me MASH të gjejnë zgjidhje dhe të hapin paralele tjera me qëllim që numri i nxënësve nëpër klasa të zvogëlohet.

Nuk është faji i mësuesve, nuk është faji i shkollës, nuk është faji i prindërve por është faji komplet i sistemit të arsimit, duhet reformim thelbësor dhe të fillohet nga çerdhet, dmth sa më herët të reduktohet numri i nxënësve në klasa. Nuk ka kushte elementare për të punuar me 30 nxënës, 15 do të ishte ideale.

U drejtuam edhe në MASH, por nga atje përgjigje nuk morëm. Ndryshe kjo nuk është shkolla e vetme. Edhe nëpër disa shkolla tjetra të komunave të Shkupit, numri i nxënësve nëpër klasa është i stërngarkuar, ndërsa njësoj është edhe nëpër disa çerdhe për fëmijë.