Kjo është kura ideale për eliminimin e shqetësimeve në rrugët e frymëmarrjes

TË FUNDIT

Rrugët e frymëmarrjes janë rregullisht të ekspozuara ndaj toksinave, viruseve dhe baktereve të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Detyra e sistemit imunitar është që të na mbrojë kundër tyre falë prodhimit të antitrupave.

Megjithatë ka raste kur sistemi i frymëmarrjes ka nevojë për një ndihmë shtesë të përballojë sulme të njëpasnjëshme.

E vërteta është se edhe nëse njeriu ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor apo stil jetese, nuk i shpëton dot ndotjes së ajrit, substancave kimike dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.

Për pasojë, njeriu përballet me të ftohurën e përsëritur, kollën, bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes që mund të bëhen kronike.

Sipas të dhënave një nga kurat më të mira në mbrojtje të rrugëve të frymëmarrjes është rigoni me vajin e ullirit.

Përbërësit:

Dy lugë çaji rigon i thatë

1 filxhan çaji me vaj ulliri

Përgatitja:

Lajeni rigonin nëse është i freskët dhe lëreni të thahet. Nëse është i thatë merrni dy lugë çaji me rigon më pas shtypeni në një enë. Rigonin e shtypur transferojeni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit. Kavanozin mbajeni në një vend të freskët dhe të errët për 2-3 javë. Çdo dy ditë hiqeni kapakun dhe përziejini përbërësit me një lugë druri. Kur rigoni të jetë tretur mjaftueshëm, kullojeni dhe përdoreni vajin.

Rekomandohet pirja e gjysëm luge çaji me këtë vaj esëll në mëngjes.

Nëse aroma është shumë e fortë, atëherë treteni në një gotë me ujë ose lëng frutash.

Në rast se vuani nga ndonjë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes merreni kurën jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje përpara gjumit.

Ky vaj mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në kraharor për të larguar bllokimin.