“Kishte dyshime për rrugëtimin tonë” – Mexhiti: Realizuam mbi 2500 punësime dhe avancime! Rritëm pagat dhe pensionet

TË FUNDIT

Në dy vjetorin e qeverisjes së vLEN, i pari i kësaj partie Izet Mexhiti tha se edhe pse kishte dyshime dhe skepticizëm, për dy vite janë hedhur themele që ishin lënë pas dore. Mexhiti numëroi disa projekte që i konsiderojnë të përfunduara dhe mes tyre përmendi edhe rritjen e pagave dhe pensioneve shi dhe punësimet dhe avancimet, që siç shtoi “në këtë periudhë janë realizuar mbi 2500 punësime, rritëm pagat në arsim, shëndetësi dhe polici, në sektorin publik”.