Fondi i Sigurimit Shëndetësorë zbuloi parregullsi gjatë kontrollit të pushimeve mjekësore të punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, bëri të ditur drejtori Sasho Klekovski. Sipas tij 29 nga 80 personat e kontrolluar, përdorën gjithsej 236 leje mjekësore, nga të cilat 100 u vlerësuan si të lëshuara në mënyrë të parregullt.
“Te 29 nga 80 personat e kontrolluar ka parregullsi në dhënien e pushimeve mjekësore, rreth 37 përqind nga personat e kontrolluar. Rreth 100 pushime mjekësore nga gjithsej 514 janë të parregullta, rreth 19.5 përqind nga numri i përgjithshëm i kontrolleve”, tha Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Klekovski tha se këta punonjës disa herë brenda vitit kishin ndërruar mjekët amë, të cilët kanë refuzuar t’u japin sërish pushim mjekësor. Ai theksoi se poashtu janë kontrolluar gjithsej 105 shtëpi të shëndetit, mjek amë, gjinekologë dhe stomatologë.
Diagnozat më të përdorura për pushim mjekësor u tha se janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, sistemit muskulor, indit lidhës dhe sistemit tretës.
“Nga këto 29 shtëpi të shëndetit të kontrolluara, 27 në mjekësinë e përgjithshme dhe dy në gjinekologji kanë dhënë pushime mjekësore të parregullta, 3 specialistë nga 3 shtëpi të shëndetit publik poashtu kanë dhënë pushime të parregullta mjekësore, dhe dy komisione të shkallës së parë, kanë pasur gabime në dhënien e pushimeve mjekësore”, u shpreh tha Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Për parregullsitë janë vendosur gjoba prej 1.2 milion denarësh në institucionet shëndetësore private dhe publike. Ndryshe kontrolli në MPB u krye, pas kërkesës së vetë ministrisë.
