Kinë, Shenzhen synon të rrisë sasinë e automjeteve me energji të re

TË FUNDIT

Qendra jugore e teknologjisë së Kinës në Shenzhen planifikon të rrisë sasinë e automjeteve me energji të reja (NEV) në 1 milion njësi deri në vitin 2025.

Komisioni i zhvillimit dhe reformës në Shenzhen, në provincën Guangdong, njoftoi se automjetet NEV synojnë të përbëjnë 60 për qind të makinave të regjistruara në pesë vitet e ardhshme, citon “Xinhua”.

Qyteti ka premtuar të instalojë 833.000 karikues të automjeteve elektrike deri në vitin 2025, për të ulur rrezen e shërbimit të pajisjeve të tilla në më pak se 0.9 km në hapësirat publike.

Në vitin 2019, Shenzheni njoftoi se të gjithë autobusët në qytet ishin zëvendësuar nga autobusët elektrikë për të ulur konsumin e karburantit.

TË NGJAJSHME