Kinë – pandat gjigante tërheqin mijëra vizitorë

TË FUNDIT

Nëntë panda gjigante që janë zhvendosur në shtëpitë e tyre të reja në provincën Jiangsu të Kinës Lindore tërhoqën vizitorë të shumtë gjatë këtyre ditëve të festave.

Vendi me pandat në pjesën turistike të liqenit Ziqing, në kryeqytetin e provincës Nanjing, është vizituar nga më shumë se 3000 vetë çdo ditë të festës, – tha Yang Xinyi, zëvendësmenaxher i përgjithshëm i vendpushimit, bën të ditur “Xinhua”.

Parku ishte e mbyllur për vizitorët në fillim të këtij viti për shkak të epidemisë së Covid 19 dhe për të pritur turistët, tani ka marrë masa duke përfshirë matjen e temperaturës së trupit dhe dezinfektimin e rregullt.