Një koleksion i ri i teksteve të lashta mbi ruajtjen e shëndetit u prezantua në Bibliotekën Kombëtare të Kinës, duke shënuar arritjen e parë të madhe në një projekt kombëtar kushtuar mbledhjes dhe mbrojtjes së dorëshkrimeve të lashta mbi mjekësinë tradicionale kineze (TCM), shkruan “Xinhua”.
Përpiluar nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore, vëllimi i ri përfshin përmbajtje nga 74 klasikë të mjekësisë tradicionale, duke shfaqur njohuri të vlefshme për ruajtjen e shëndetit.
TCM thekson marrëdhënien e ngushtë midis stilit të jetesës dhe shëndetit. Që nga viti 2010, ekspertë dhe studiues nga i gjithë vendi kanë bashkëpunuar në projektin kombëtar, duke përzgjedhur 2,289 klasikë tradicionalë nga një grup i madh prej 13,000 tekstesh të lashta për riprodhim dhe botim. Projekti ka pasur pjesëmarrjen e afro 1000 individëve.
Përpjekjet duhet të dyfishohen për të mbrojtur dhe përdorur më mirë tekstet e mjekësisë së lashtë kineze në një përpjekje për të ofruar mbështetje të fortë për zhvillimin e TCM, tha Yu Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit.
