Kina sot uroi presidentin amerikan Xho Bajdenin për ndërmarrjen e detyrës dje bëri thirrje në “unitet” në marrëdhëniet midis të dyja vendeve.
“Vërejta se presidenti Bajdni vazhdimisht insistonte në fjalën ‘unitet’ në fjalimin e tij. Mendoj se kjo është pikërisht ajo që na duhet tani në marrëdhëniet kinezo-amerikane”, deklaroi për gazetarët zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Hua Çuning.
Marrëdhëniet midis Kinës dje SHBA-së kanë rënë në një nivel më të ulët në kohën e presidentit Donald Trampit, i cili udhëhiqte luftë tregtare dhe teknologjike me atë gjigant aziatik.
Zëdhënësja vlerësoi se Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë të guximshëm dhe të mençur që të bashkëpunojnë.
“Është një obligim dhe Kinës dhe SHBA-së, si dy kombe të mëdha, por edhe bashkësia ndërkombëtare shpreson në të. Nëse të dyja palët bashkëpunojnë, engjëjt qëllimmirë do të mbizotërojnë mbi forcat e liga në marrëdhëniet kinezo-amerikane”, tha ajo.
Hua e përshëndeti kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
