Kina ua uron Bajdenit dhe Harisit fitoren në zgjedhje

TË FUNDIT

Ministria kineze e Punëve të Jashtme sot kumtoi se u ka dërguar urime presidentit të sapozgjedhur amerikan Xho Bajden dhe nënpresidentes, Kamalla Haris të cilët luftuan në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor.

Sipas zëdhënësi të Ministrisë, Vang Vebin, Kina e respekton zgjedhjen e popullit amerikan, transmetojnë mediat britanike.

“E kuptojmë se rezultatet e zgjedhjeve në SHBA do të përcaktohen sipas ligjeve dhe procedurave amerikane”, tha ai.