Kina regjistroi rritjen më të madhe të të sapoinfektuarve me Kovid-19 që nga marsi i vitit të kaluar

TË FUNDIT

Kina e regjistroi rritjen më të madhe të numrit të të sapoinfektuarve në pandeminë e virusit korona gjatë dhjetë muajve të kaluar, sepse numri i të infektuarve me Kovid-19 në provincën verilindore Hejlloxhajang javën e kaluar gati trefish është rritur, me çka u rritën edhe druajtjet te punonjësit shëndetësorë para festës së madhe, Viti i Ri kinez, që festohet më 12 shkurt.

Komisioni Nacional Shëndetësor sot njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë regjistruar 138 raste të reja me virus korona, përkundër 115 ditë më parë, që është rritja më e madhe prej 5 marsit, informojnë mediat britanike.

Në ndërkohë, një person ka vdekur, që është rasti i parë i vdekjes në vendin më të banuar në botë që nga mesi i majit të vitit të kaluar.