Kina paralajmëron bashkëpunim me Gjermaninë dhe BE-në për vaksinën kundër Covid-19

TË FUNDIT

Presidenti kinez, Si Xhinping deklaroi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Gjermaninë për vaksinat kundër Kovid-19.

Presidenti kinez theksoi se ata janë të përgatitur të bashkëpunojnë me qëllim që të sigurohet shpërndarje korrekte dhe efikase e vaksinave në mbarë botën veçanërisht në vendet në zhvillim, publikoi sot Grupi mediatik kinez.

Në këtë temë, shtoi Si, dje përmes telefonit ka biseduar me kancelaren gjermane Angella Merkel, disa ditë pas përfundimit të samitit të G20.

“Vendet evropiane përballen me edhe një valë të pandemisë dhe duhet të bashkohen në luftën kundër koronavirusit”, tha Si.

Ai e ka porositur kancelaren Merkel se Kina shpreson se Gjermania dhe BE-ja mund të mbeten të hapura për kompanitë kineze dhe se bashkëpunimi bilateral duhet të bazohet në respektin dhe dobinë e ndërsjellë.

“Kina do të vazhdojë ta përhapë dhe hapë tregun vendor, gjë që do të çojë drejt mundësive të reja për kompanitë gjermane”, shtoi ai.

Merkel i ka thënë se shpreson se Gjermania dhe Kina, si edhe BE-ja dhe Kina do të vazhdojnë ta zhvillojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm në marrëdhëniet e ndërsjella./MIA