Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës kumtoi sot se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu ka kumtuar se nuk ka dëshmi se koronavirusi i ri ka dalë nga një laborator.
Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Zhao Lixhijan, si përgjigje ndaj pohimeve se virusi, prej të cilit janë infektuar mbi dy milionë njerëz në Tokë, vjen nga një laborator në qytetin kinez Vuhan.
Aluzione për origjinën e virusit shprehu edhe sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo, ndërsa presidenti Donald Tramp tha se administrata e tij po tenton të verifikojë nëse virusi për sëmundjen Kovid-19 vjen nga një laborator në qytetin kinez Vuhan./MIA
