Ministria kineze e Punëve të Jashtme sot kumtoi se vendi i është bashkëngjitur Aleancës globale për vaksina KOVAKS, qëllimi i të cilës është furnizimi i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme me vaksinën e nevojshme kundër Kovid-19, njofton DPA.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kina me këtë vendim të saj u bë ekonomia më e madhe që e mbështet iniciativën, në të cilën deri më tani iu bashkëngjitën më shumë se 150 vende.
Programin e kryeson Aleancë për vaksina GAVI, Koalicioni për inovacione për gatishmëri të epidemive (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
DPA përkujton se SHBA-ja dhe Rusia refuzuan të përfshihen ndaj kësaj iniciative.
Presidenti kinez Si Xhimping paraprakisht kumtoi se vaksina kundër Kovid-19, që zhvillohet në Kinë, do të jetë globalisht e mirë globale.
Kina për momentin ka katër kompani që punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe të gjitha janë në fazën e tretë të testimeve klinike, shton DPA.
