Kina inkurajon kapitalin privat për mbrojtjen e ekosistemeve

TË FUNDIT

Kina do të inkurajojë kapitalin privat të marrë pjesë në mbrojtjen dhe restaurimin e të gjitha llojeve të ekosistemeve, nga ato tokësore në detare. Njoftimi u bë nga zëvendësministri i Burimeve Natyrore, Wang Guanghua, gjatë një konference për shtyp, ku paraqiti një qarkore të publikuar nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, raporton “Xinhua”.

Sipas qarkores, kapitali privat inkurajohet të fokusohet në mbrojtjen dhe restaurimin e ekosistemeve natyrore, tokave bujqësore, urbane, detare dhe minierave, duke eksploruar zhvillimin e industrive të gjelbra.

Në qarkore theksohet se fondet private mund të përdoren për mbrojtjen dhe restaurimin ekologjik përmes modaliteteve të ndryshme, si investime të pavarura, bashkëpunim me qeverinë dhe operacione jofitimprurëse.

MARKETING I PAGUAR POLITIK