Kina është e gatshme që të promovojë rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë botërore bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), tha të martën zv. kryeministri kinez Liu He gjatë bisedimeve nëpërmjet videos me drejtoren menaxhuese të FMN-së Kristalina Georgieva.
Zv. kryeministri Liu vuri në dukje se ekonomia kineze ka një prirje të mirë rimëkëmbjeje me një sistem të qëndrueshëm financiar dhe subjekte elastike të tregut, duke shtuar se Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me FMN-në për të promovuar rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë globale.
Kristalina Georgieva tha nga ana e saj se FMN-ja shpreson që të përmirësojë bashkëpunimin e gjithanshëm me Kinën. Ajo gjithashtu u shprehu falënderime Kinës dhe popullit kinez për mbështetjen e tyre të fortë ndaj FMN-së.
Të dy palët shkëmbyen pikëpamje të thella mbi makroekonominë, tregtinë, financimin lidhur me ndryshimin e klimës dhe mbështetjen për zhvillimin e vendeve me të ardhura të ulëta.
