Kina paraqiti një ankesë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Hapësinore (UNOOSA) për themeluesin e prodhuesit të automobilave Tesla dhe kompanisë së teknologjisë hapësinore SpaceX, Elon Musk, me arsyetimin se satelitët e lëshuar si pjesë e projektit Starlink përbëjnë rrezik për stacionin hapësinor.
Sipas një lajmi në BBC, në dokumentin që paraqiti në UNOOSA, Kina tha se u detyrua të zbatonte “masat e kontrollit të përplasjes” për të parandaluar që satelitët Starlink të lëshuar nga SpaceX në korrik dhe tetor të mos godasin stacionin hapësinor.
Pas ankesës së Kinës në UNOOSA, përdoruesit e mediave sociale kineze kritikuan ashpër Musk, Starlink dhe SHBA-në në faqen e rrjeteve sociale kineze Weibo.
Një përdorues përshkroi satelitët e Starlink si “vetëm një grumbull mbeturinash hapësinore”.
SpaceX planifikon të krijojë një rrjet prej 12 mijë satelitësh në orbitën e tokës me satelitët Starlink. Projekti synohet të përfundojë në vitin 2027.
