Kim Jong Un të enjten viziton Rusinë

TË FUNDIT

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të marrë pjesë në një samit të presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Siç raportojnë mediat shtetërore, Kim Jong-un udhëton drejt Rusisë me tren privat, këto do të jenë bisedimet e para të Kim Jong-un me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Kremlini tha se dy liderët do të takohen të enjten pran qytetit të bregdetit të Paqësorit, Vladivostok dhe do të flasin për “problemet bërthamore”, të gadishullit Korean.

Pas prishjes së bisedimeve me Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po kërkon mbështetje nga Rusia.

Në fillim të këtij viti në Hanoi u takuan Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, për të diskutuar për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, por samiti i tyre i dytë përfundoi pa marrëveshje.