Me rritjen e çmimeve të karburantit, veturat elektrike po konsiderohen gjithnjë e më shumë si një alternativë afatgjatë.
Një analizë e “Confused” zbuloi se kërkimet në internet për “mjete elektrike të përballueshme” janë rritur me 550% vetëm në muajin e fundit.
Ekspertët analizuan tendencat në rritje në popullaritetin e veturave elektrike dhe të dhënat nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) dhe Eurostat.
Studimi i tyre parashikon se cilat vende evropiane ka të ngjarë të kenë pjesën më të madhe të veturave elektrike në rrugë deri në vitin 2035. Sipas hulumtimit, pritet që në Holandë dhe Norvegji kjo përqindje të arrijë në 99.90%, dhe në Suedi në 80.35%. Në Danimarkë, kjo përqindja pritet të arrij në 54.51%, në Portugali 51.86%, në Gjermani 51.68%, në Luksemburg 47.30%.
Në fund renditet Sllovenia (29.93%), Letonia (28.29%) dhe Kroacia (28.25%).
