Këto aplikacione konsumojnë më shumë bateri në celularin tuaj

TË FUNDIT

Sa më shumë “leje” i nevojiten një aplikacioni për të funksionuar siç duhet, aq më shumë energji baterie do t’i duhet. Aplikacionet që kërkojnë akses për kamerën, kontaktet, vendndodhjen, madje edhe Wi-Fi, do ta shkarkojnë baterinë më shpejt se aplikacionet e tjera që nuk kanë nevojë për kaq shumë për të funksionuar.

Aplikacionet e mediave sociale zakonisht kanë nevojë për lejen tuaj për shumicën e këtyre gjërave, veçanërisht ato për ndarjen e fotove dhe videove. Në kategorinë e mediave sociale, Facebook, Instagram, janë dy fajtorët më të mëdhenj për shkarkimin e baterisë. Më pas vijnë Snapchat, Likke, Twitter dhe TikTok.

Mediat sociale

Këto aplikacione përdorin rreth 11 funksione të ndryshme të telefonit sa herë që hapni aplikacionin. Megjithatë, dhe WhatsApp mund të konsumojë shumë nga bateria e telefonit tuaj. Aplikacione të tjera përfshijnë YouTube, Skype dhe Zoom.

Mediat sociale