Këtë vitaminë s’duhet ta merrni në sasi të madhe, shkakton gjakderdhje

TË FUNDIT

Suplementet me vitamina B3 mund të ndikojnë në shmangien e sëmundjes Alzheimer dhe ndihmojnë në frymëmarrje, por marrja në sasi të madhe mund t’i bëjë dëme organizmit dhe të shkaktojë gjakderdhje në tru. Vitamina B3, e njohur edhe si niacin, është njëra nga tetë vitaminat B.

Të gjitha vitaminat B janë të rëndësishme për të ndihmuar trupin që të konvertojë ushqimin në energji, ka treguar një studim i Universitetit të Merilendit në SHBA. Niacin në veçanti ndihmon sistemin e frymëmarrjes, lëkurën dhe sistemin nervor. Ai përdoret për ngritjen e nivelit të njerëzve me kolesterinën e mirë HDL.

Studimet po ashtu kanë zbuluar se ajo mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e progresit të sëmundjes Alzheimer. Niacin mund të gjendet në ushqime si mish, arra, peshq, patate, fasule dhe drithëra. NHS rekomandon konsumimin e 16.5mg për ditë për burra dhe 13.2mg në ditë për gra.

Marrja në sasi më të vogël se 500mg në ditë e kësaj vitamine mund të shkaktojë dëmtime në organizmin e njeriut, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shëndetësisë