Mijëra ushtarë dhe civilë janë raportuar si të zhdukur që kur forcat ruse e sulmuan Ukrainën në fund të shkurtit, deklaroi Alona Verbitska, këshilltare e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, transmeton DPA.
“Rusia për momentin ka konfirmuar se ka kapur 3.392 ukrainas, por në Ukrainë ka rreth 15.000 të zhdukur, shumë prej tyre civilë”, deklaroi Verbitska për gazetën gjermane Redaktionsnetswerk Deutschland.
Asgjë nuk dihet për fatin e atyre njerëzve, tha Verbitska, detyra e së cilës është të monitorojë respektimin e të drejtave të ushtarëve ukrainas.
Kjo paqartësi është veçanërisht e dhimbshme për të afërmit e këtyre personave, theksoi këshilltarja e Zelenskit.
