Këshilli për Siguri Kombëtare në Bullgari do të diskutojë për Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev për sot ka thirrur takim të Këshillit këshillëdhënës për siguri kombëtare.

Tema pritet të jetë “Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.

Në të do të marrin pjesë liderët e të gjitha partive parlamentare dhe koalicioneve në Kuvendin kombëtar të 47-të të Bullgarisë, kryesuesit të saj Nikolla Minçev si dhe nënkryetaren e shtetit, Ilijana Jotova.