Këshilli i Mësimit Shqip në Diasporë kërkon unifikimin e diasporës për shkollën shqipe

TË FUNDIT

“Këshilli i Mësimit Shqip në Diasporë” (KMSHD) ka realizuar disa takime online të cilët kanë sjellë vendim për ta senzibiluar diasporën shqiptare për shkollën shqipe.

Nga “Këshilli i Mësimit Shqip në Diasporë” kërkojnë bashkëpunim institucional me institucionet shqiptare (Shqipëri – Kosovë) sepse pa bashkëpunim me institucionet shqiptare e kanë të vështirë që të arrijnë sukses dhe rritje të numrit të nxënësve dhe ndërgjegjësim të lartë për shkollën shqipe.

“Ne duhet të jemi zëri i vërtetë i mërgatës, që këtë zë besnikërisht ta përçojmë te institucionet tona të atdheut dhe së bashku të kërkojmë nga bashkëkombësi ynë mërgimtarë të ndërgjegjësohet, që fëmijët e tyre t’i sjellin në shkollën shqipe”, tha Mustafë Krasniqi nga KMSHD.