Këshilli i Evropës i interesuar për të ndihmuar kulturën në Kosovë

TË FUNDIT

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz-Gallucci Galluci, u interesua për objektivat politike të MKRS-së dhe, po ashtu, shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të veçanta, sidomos në kultivimin e dialogut dhe diversitetit kulturor, si vlera të rëndësishme të shoqërisë kosovare
Në takimin që u zhvillua sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërmjet zëvendëskryeministrit Kujtim Shala dhe Isabelle Servoz-Gallucci, u bisedua për bashkëpunimin lidhur me çështje me rëndësi në fushën e kulturës. U theksua nevoja e plotësimit të kuadrit ligjor, si parakushte për të përgatitur infrastrukturën për afirmimin sa më të madh të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe të sportit.