Këshilli i ambasadorëve për tragjedinë në Tetovë: Institucionet të tregojnë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit

TË FUNDIT

Këshilli i ambasadorëve përmes një kumtese me shkrim njofton se me dhimbje e pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për zjarrin që e kaploi mbrëmë Qendrën Kovid 19 në Tetovë, me ç’rast pati persona të vdekur dhe të lënduar rëndë.

“Këshilli i ambasadorëve familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e thella dhe dhimbjen dhe pikëllimin e ndanë me ata përderisa të lënduarve u uron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm dhe pret që institucionet përkatëse të shtetit të dalin para opinionit me informata dhe sqarime përkatëse për motivet dhe shkaqet e ndodhjes së kësaj tragjedie të paparë deri më tash në Tetovë dhe më gjerë”, qëndron në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve.