Këshilli i Ambasadorëve: BE-ja të përfshihet në likuiditetin e bizneseve të vogla dhe për sektorin shëndetësor

TË FUNDIT

Bordi Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve i ka cilësuar pozitive vendimet e fundit të Bashkimit Evropian për mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut për të luftuar koronavirusin.

“Ju kujtojmë se me njoftimet tona të fundit ne kemi përkujtuar saktësisht nevojën për masa të tilla. Në të njëjtën kohë, Këshilli i bën thirrje BE-së, në kuadër të Përgjigjes së përbashkët evropiane ndaj aktiviteteve kundër përhapjes së koronavirusit RMV që të përfshihet më thelbësisht në Iniciativën e Investimeve për likuiditetin e bizneseve të vogla dhe në Sektorin e shëndetit”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve.