Kërkojnë më shumë paralele, jo testim kualifikues! Protestë në Shkollën e Mjekësisë në Gostivar, bojkotohet testimi

TË FUNDIT

Testimi kualifikues për nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Gostivar ishte caktuar për në orën 10, por u bojkotua! Prindërit dolën me kërkesa ndaj shkollës, komunës dhe ministrisë. Kërkojnë që të pranohen të gjithë nxënësit me pikë maksimale dhe të hapet një paralele shtesë.

“Le të bëhet rritja e numrit të paraleleve të kësaj shkolle, ose pranimi i gjithë nxënësve me pikë maksimale nëse kapaciteti i shollës e lejon këtë. Me këtë shkresë kërkojmë heqjen e testimit me këtë shkresë kërkojmë heqjen e testit të planifikuar dhe shqyrtimin e dhe shqyrtimin e një mënyrë tjetër për të shmangur stresin shtesë dhe pakënaqësinë apo ankesat e mundshme nga prindër dhe kandidatët”, tha Bejlul Mustafa, përfaqësues i prindërve.

Nga shkolla e mesme e mjekësisë thonë se janë të njoftuar me rastin, por e kanë patjetër të zbatojnë ligjin. Nuk e përjashtojnë kompromisin që të mund të hapet paralele e re.

“Dhe varianti i dytë që këta dyzet vetë që do ngelin që do konkurrojnë në laborant apo teknik dhëmbësh dhe pastaj të ngelen vetëm 14 të tjerë që do duhet të përfshihen. Ne kemi bë kërkesën menjëherë listën për nxënësit që duhet nënshtruar provimit po s`ka përgjigje akoma”, vlerëson Shpend Bajrami, pedagog i Shkollës së Mesme të Mjekësisë Gostivar.

Në përpjekje për të gjetur zgjidhje, në takim erdhën edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit , por pa rezultate. Prindërit do të presin përgjigjen brenda javës, ndërsa nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të vazhdojnë protestën bashkë me nxënësit.

Përndryshe, ditë më parë MASH informoi se këtë vit, nëse në disa shkolla kanë aplikuar më shumë nxënës sesa numri i paraparë për regjistrim, ndërsa kanë nota dhe pikë të njëjta, do të organizohet test kualifikues.