Kërkohet suspendimi i zonës Shengen

TË FUNDIT

Dega në shtetin e saksonisë e Unionit Demokristian të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, ka kërkuar suspendimin e përkohshëm të Zonës së Shengenit për lëvizje të lirë, me qëllim që të ulet numri i azilkërkuesve.

“Anija është mbushur”, tha qeveria krahinore në Drezden, ndërsa sekretari i përgjithshëm i kësaj dege të CDU-së, Mihael Kreçmer, vlerësoi se kritikat në adresë të Hungarisë, për shkak të ngritjes së rrethojës në brezin kufitar me Serbinë, me qëllim të ndaljes së valës së refugjatëve, janë të pandershme dhe se është obligim i Hungarisë që të kontrollojë imigracionin ilegal.
Kreçmer tha se me këtë rrethojë në kufi refugjatët mund të drejtohen në rajone të caktuara dhe të regjistrohen më lehtë.
CDU-ja në saksoni, shtet ky i cili kufizohet me Poloninë dhe Çekinë, ka kërkuar rikthimin e sërishëm të kontrolleve kufitare, me qëllim që të ndalet vala e azilkërkuesve./21 Media/