Kërçovë, votuan të pafuqishmit dhe të infektuarit me Covid-19

TË FUNDIT

Ora 9 e mëngjesit. Kryetarët dhe anëtarët e vendvotimeve në Kërçovë presin para Komisionit Komunal për t’u pajisur me materiale zgjedhore. Më pas  dolën në terren që t’u mundësojnë të votojnë të moshuarit, të pafuqishmit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Procesi i votimit zhvillohet me masa të veçanta dhe protokolle anti-kovid.

Kryetarja e komisionit komunal, Afije Jonuzi-Ismaili tha se në Kërçovë për të votuar janë paraqitur gjithsej 329 të moshuar, të pafuqishëm dhe vetëm 3 të infektuar. 

 “Sot nga ora 8 ne kemi filluar me shpërndarjen e materialeve, gjithashtu ka filluar edhe votimi i personave të sëmurë që janë 329, ndërsa me Covid janë vetëm 3”, tha Afije Jonuzi-Ismaili – kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Gjatë votimit, fillimisht bëhej deinfektim, ndërsa nuk u përdor indentifikimi me shenja gishtërinjsh, por në formën e vjetër, ndërsa kontrolli bëhej me llambë UV dhe sprej.

Ky i moshuar është 97 vjeç dhe e shfrytëzoi të drejtën për të votuar.

 “Si të japim ne do të bëjnë, si mos japim nuk bëjnë, s’kemi çka bëjmë ai vetë nuk mund ti bëjë”, tha 97 vjeçari.

Në orët e pasdites votuan edhe të infektuarit me Covid-19. Personeli mjekësor dhe komisioni ishin me veshje mbrojtëse dhe maskat. Thonë se i kanë marrë të gjitha masat e duhura që të minimizojnë rrezikun e infektimit.

 “Ne u përgatitem dhe u veshëm që në grup të shkojmë, ashtu siç duhet duke respektuar protokollet për pacientët të cilët janë të infektuar me Covid-19, jemi të përgatitur edhe me materiale, gjithçka që na duhet”.

U nisën në teren dhe mundësuan të votojnë të infektuarit që ishin paraqitur.

Nesër në orën 7 të mëngjesit parashihet të hapen të gjitha vendvotimet në vend që qytetarët deri në orën 19 të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

MARKETING I PAGUAR POLITIK