Kërçovë, objekti “Komunalecit” si në mesjetë! Dehari: Prioritet kam nevojat e qytetarëve

TË FUNDIT

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

I dashuri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh në trup shqiponjën

Një ndër çiftet më të komentuara është Genta Ismajli dhe Huseyin Usta. Që prej momentin që ata e bënë publike...

Këto janë zyrat ku qëndron administrata e Ndërmarrjes Publike Komunale” Komunalec” në Kërçovë.

Baraka të vjetra dhe të pa rregulluara, me dyer dhe dritare druri të vjetërsuara.

Në shikim të parë nuk të japin përshtypjen se janë zyra ku qëndrojnë të punësuarit, por duken si objekte të braktisura prej kohësh.

Këto prapa meje janë zyrat në të cilat qëndrojnë të punësuarit e Ndërmarrjes publike komunale ‘Komunalec’ në Kërçovë. Këto zyra nuk kanë aspak kushte për të zhvilluar detyrat ditore që i kanë të punësuarit. Në këtë ndërmarrje punojnë afro 250 të punësuar.

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari tha se prioritet këtë vit kanë nevojat e qytetarëve, ujësjellësi kanalizimi, rrugët, rrugicat, ndërsa objektet komunale prioritet do të jenë vitin që vjen.

“Edhe tek Ndërmarrja Komunale “ Komunalec” më lejoni të theksoj se nga një gjendje nga një situatë që e kam quajtur në shtratin e vdekjes dhe sot 7 vite pas, një ndërmarrje e cila është prezentë në çdo veprimtari të saj, në çdo cep të qytetit dhe vendbanimeve tona në përjashtim aty ku nuk është shfaq interesi i qytetarëve për të menaxhuar ndërmarrja dhe me mjaft suksese ka arritur të realizojë punën e saj, jashtë asaj që objektet, apo zyrat e administratës komunale plotësojnë apo nuk plotësojnë kushtet për një situatë më të rehatshme për të ushtrua detyrën”, deklaroi Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës.

Siç na thanë nga kjo ndërmarrje këtu nuk është investuar me qëllimin se kjo ndërmarrje do të kalonte në hapësirat e objektit të Komunës, ndërsa Komuna do të transferohej në një objekt tjetër. Ndërmarrja Komunale ”Komunalec” veprimtarin e saj e kryen Kërçovë dhe në disa fshatra të kësaj komune.

TË NGJAJSHME