Kërçovë, Lumi “Sushica” premtim vetëm në letër! Dehari: Vitin e ardhshëm do të konkurrojmë për këtë projekt

Must Read

Mbi 418 miliardë denarë ruhen në banka, depozitat po rriten edhe në kohë krize

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ruajnë 418.644 milionë denarë në bankat në vend. Shumica e depozitave janë...

Mickoski propozon testim mujor falas për punonjësit shëndetësor të cilët janë në rrezik më të madh nga Kovid-19

"Në kohën e pandemisë Kovid, për të mbrojtur ata që kujdesen për shëndetin tonë dhe për të...

Vdes tenori e kompozitori Avni Mula

Ka vdekur këngëtari dhe kompozitori shqiptar Avni Mula. Këtë lajm e ka bërë të...

Kështu duhej të duket Lumi “Sushica” i cili kalon përmes qytetit të Kërçovës.

 “Por në realitet Lumi Sushica është në këtë gjendje siç mund ta shihni prapa meje. Ky Lum kalon përmes qytetit të Kërçovës. Në zgjedhjet e vitit 2017 Fatmir Dehari premtoi se shtrati i këtij lumi do të rregullohet dhe se rreth tij do të bëhet një korsi për biçikleta, por edhe një shëtitore për qytetarët e Komunës së Kërçovës. Por siç mund të shihet tanimë kanë kaluar 3 vite nga ky premtim nuk është lëvizur asnjë gur I vetëm”, Salije Sadiku, gazetare.

Në të vërtetë këtu shohim një shtrat të pa rregulluar pa shteg për biçikleta dhe pa shëtitore.

Dhe jo vetëm, ai është edhe i pa pastruar dhe është i stërmbushur me mbeturina dhe me thera.

Ndërtimi i Lumit Sushica ishte një ndër premtimet e kryetarit të Komunës së Kërçovës Fatmir Deharit në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Por edhe pse kanë i kanë mbetur edhe rreth një vit nga ky mandat, në këtë lum nuk është filluar asnjë punim nga projekti i cili do t’i jepte pamje tjetër Kërçovës.

Dehari, thotë se kanë pasur disa problem procedurale dhe sërish premton se vitin e ardhshëm do të konkurrojnë për realizimin e projektit.

 “Duhet të keni parasysh se gjatë hartimit të një projekti kemi edhe problem procedural dhe për fatin tonë në këtë rast jo të mirë, na ka marrë shumë kohë hartimi i projektit dhe tani jemi në fazën përfundimtarë dhe unë shpresoj se projekti themelorë do të hartohet brenda këtij viti dhe vitin e ardhshëm do të kemi mundësi që të aplikojmë për realizim të atij projekti”, tha Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës.

Bashkë me ndërtimin e Lumit Sushica u premtua edhe ndërtimi i parkimit nëntokësorë në këtë komunë,  por si Lumi Sushica edhe parkimi nëntokësorë mbetën vetëm premtime.

Mbi 418 miliardë denarë ruhen në banka, depozitat po rriten edhe në kohë krize

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ruajnë 418.644 milionë denarë në bankat në vend. Shumica e depozitave janë për individë, dhe një shumë...

Mickoski propozon testim mujor falas për punonjësit shëndetësor të cilët janë në rrezik më të madh nga Kovid-19

"Në kohën e pandemisë Kovid, për të mbrojtur ata që kujdesen për shëndetin tonë dhe për të shpëtuar jetë, propozoj Qeveria dhe...

Vdes tenori e kompozitori Avni Mula

Ka vdekur këngëtari dhe kompozitori shqiptar Avni Mula. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes Facebook vajza e...

SHBA: Nata e shtrigave në kushte të pandemisë së Kovid-19

Si edhe vitet e kaluara, amerikanët planifikojnë nesër ta festojnë Natën e shtrigave, edhe përkundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Arrestohet një qytetar i Shkupit i kërkuar me fletëarrest

Në lagjen Triangla të Shkupit në orën 18:20, disa nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Sektori për kërkime e arrestuan...

More Articles Like This