Kërcënon Netanjahu: Konflikti akoma nuk ka mbaruar

TË FUNDIT

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu theksoi sot se nuk ka në plan të dorëzohet në sulmet kundër Hamasit në Gazë, pas bombardimeve të mëdha të militantëve në enklavën palestineze.

“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata po paguajnë dhe do të paguajnë shtrenjtë për këtë”, tha ai pas konsultave të sigurisë në selinë ushtarake në Tel Aviv.

“Konflikti akoma nuk ka mbaruar“, shtoi ai.

Gjashtë palestinezë u vranë sot në Bregun Perëndimor në disa përplasje me ushtrinë izraelite,, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Lajmërohet se pesë persona u vranë derisa hidhnin gurë në trupat izraelite në disa vende, dhe nj  u vra derisa po përpiqej të sulmonte një ushtar izraelit.

Palestinezët u vrarnë në mes përplasjeve të përshkallëzuara midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit, i cili kontrollon Rripin e Gazës, dhe dhuna në qytetet izraelite me popullsi të përzier arabe dhe hebreje.

Gjithsej dhjetë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që kur filloi konflikti të hënën. Në territorin që Izraeli e fitoi me luftën e vitit 1967, shpesh të premten mbahen protesta kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje. Protestuesit dënuan gjithashtu sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës këtë të premte.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka njoftuar se më shumë se 100 palestinezë janë plagosur në protestat e sotme. Në Bregun Perëndimor jetojnë rreth 2,8 milion palestinezë dhe 450.000 ardhacak hebrenjë.