Kërc’ënohet kryetari i Komunës së Zhelinës – Kërc’ënuesi plagoset me thikë pas një zënke me një bashkëfshatar

TË FUNDIT

Pas fali namazin e xhumasë, në fshatin Strimnicë të Zhelinës, kryetari i komunës Blerim Sejdiu, u ndal nga një person me iniciale F.B i cili e kërcënoi, për siç thotë Sejdiu, arsye se pse deri më tani nuk e ka futur në punë. Në atë moment ka ndërhyrë një bashkëfshatar në përpjekje për ta qetësuar situatën, i cili zihet me personin F.B.. Pasi kryetari i komunës largohet nga fshati, në qendër të fshatit, personi me iniciale O.I merr një thikë nga kafja e fshatit dhe e plagos personin F.B.

Në këto pamje të siguruara nga TV21 shihet momenti kur F.B, i lënduar futet në veturë për tu dërguar në spital.

Kryetari i komunës së Zhelinës përshkroi ngjarjen.

 “Isha në xhami dhe mu afrua, tha duhet të flasim jashtë, kur dola dhe në formë kërcënuese m’u afrua se kur do të punësoni, me një ton shumë kërcënues dhe e pash e nga fizionomia se ai person nuk është person normal, një person me problem psikike, pastaj ndërhyri një person tjetër që ta ndajë  dhe më vonë e kuptova se personi quhet Orhan, që ta ndajë, që mos më sulmojë fizikisht eventualisht mua dhe pastaj u bë një tollovi ku ndërhyrë edhe persona të tjerë. Unë u largova edhe më vonë kuptova se ai person ka pësuar një sulm, është plagosur rëndë, që më vjen shumë keq që ka ndodhur ashtu, por qytetarët më treguan se bisedohet për një person me problem të rënda psikologjike i cili ka qenë në Bardovcë dhe ka qenë i dënuar dhe policia e ka si emër dhe unë nuk e kam ditur se do jem target mund të jetë edhe dikush tjetër aty se aj pastaj”, tha Blerim Sejdiu.

F.B pas plagëve të marra është dërguar fillimisht në spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa më pas është përcjellë në Klinikën në Shkup.

Nga Prokuroria thanë se vendin e ngjarjes janë duke kryer hetime. Konfirmojnë se i lënduari është në klinikën në Shkup dhe se një tjetër po mbahet në stacionin policor.

Pas zbardhjes së rastit do të dilet me informacione shtesë.