Psikologu Lulzim Murtezani për TV21 ka komentuar denoncimet e fundit për bomba në shkollat e Tetovës. Murezani thotë se situatat e këtilla shkaktojnë mosbesim dhe mosinteresim për shkollat dhe procesin arsimor. Ai thekson se në raste të tilla është e domosdoshme që jo vetëm shkollat dhe policia, por të gjitha institucionet shtetërore të ndërmarrin veprime të koordinuara, duke siguruar që individët e përfshirë të trajtohen në mënyrë profesionale dhe të përshtatshme.
“Në përgjithësi, ndikimet e këtyre kërcënimeve që janë aktuale kanë të bëjnë me ndjesinë e vetëbesimit, ankthin dhe pasigurinë shpirtërore që godet rëndë fëmijët, duke shkaktuar tek ata pasiguri, konfuzion, ankth, fobi, mosinteresim për shkollë, mosbesim, vështirësi në komunikim me të tjerët dhe në përgjithësi një gjendje të pasigurisë shpirtërore”, u shpreh Lulzim Murezani – Psikolog.
