Keqparkimet në Tetovë / Shenjat e ndalojnë, kryetari kërkon të zgjidhet me mirëkuptim

TË FUNDIT

Parkimi në bulevarde e udhëkryqe vazhdon të jetë një veprim normal në Tetovë. Kryetari i komunës Bilall Kasami kërkon që ky problem me keqparkimet të zgjidhet me një mirëkuptim mes qytetarëve dhe autoriteteve kompetente për mbarëvajtjen e rendit të trafikut.

I pyetur nëse si kryetar komune guxon të ndërhyjë në kompetencat e policisë, në momentin kur shenjat e trafikut nuk e lejojnë parkime në bulevarde, Kasami tha se ka kërkuar një studim të ri me qëllim që të krijohen parkime zonale.

Aksioni për pastrimin e bulevardeve nga keqparkimet filloi në korrik, kur kryetri i komunës bashkë me shefin e ri të SPB Tetovës dolën në terren për të pastruar bulevardet. Por vetëm pas disa ditësh situata u kthye si më herët. Parkimi në udhëkryqe në Tetovës është aq normal sa injorohet edhe nga policia ose shërbimet merimangë.