Keni probleme me pagjumësinë? Ky frut do t’ju ndihmojë

TË FUNDIT

Një nga problemet me të cilat përballen shpesh njerëzit është pagjumësia dhe madje në një masë të tillë që ua prish jetën e përditshme. Konkretisht, një në katër të rritur vuan nga pagjumësia, ndërsa një në pesë nuk mund të flejë më shumë se 5 orë çdo natë.

Sipas ekspertëve kur nuk mund të flemë, kjo është për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës e cila shkakton qetësi dhe na bën të përgjumur. Megjithatë, sipas hulumtimeve të reja nga shkencëtarët në Nju Jork, ekziston një frut që mund të ndihmojë në luftimin e pagjumësisë.

Gjatë hulumtimit, studiuesit u dhanë vullnetarëve një gotë lëng qershie pa sheqer dhe disa lëngje të tjera. Përfundimisht ata zbuluan se lëngu i qershisë rriti mesatarisht kohëzgjatjen e gjumit me 17 minuta , ndërsa vullnetarë të tjerë flinin disa orë më shumë.