Pas vendimit të djeshëm të Sindikatës së arsimit , që vendosën që nga nesër mësimdhënësit të hyjnë në grevë, sot reagoi Këshilli i Prindërve të Arsimit të Kosovës,ku thuhet që ndonëse kuptojnë mësimdhënësit, lusin për hir të nxënësve të ndalet vendimi i grevës.
“Kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimorë” kështu thuhet në reagimin e dërguar në emër të Kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri.
Këshilli i Prindërve, ndonëse siç thotë kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve, vlerëson se nuk është momenti i duhur për grevë kur vetëm edhe dy javë kanë mbete deri në përfundimin e vitit shkollor për maturantët, kur po afrohet edhe testit të maturës, kur pritet regjistrimi i fatosave në kasën e parë dhe atyre në klasën e dhjetë, andaj Këshilli i bën thirrje SBASHK-ut, që për hir të nxënësve të tërhiqen nga greva dhe të njëjtën ta prolongojnë për 1 shtatorë, kurse Qeveria të reflekton pozitivitet , sinqeritet dhe gatishmëri për përmbushjen e obligimeve ligjore financiare ndaj mësimdhënësve. Duke shtuar se në qoftë se deri atëherë nuk përmbushen këto obligime Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi do të solidarizohen me mësimdhënësit.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se sot në orën 13:30 do ta mbajë një konferencë për media lidhur me 0.5 përqindëshin e pagave të mësimdhënësve dhe paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë në arsim./ 21 MEDIA
