Këngëtari Mentor Haziri bën thirrje: Mos i blini produktet serbe

TË FUNDIT

Këngëtari Mentor Haziri ka bërë thirrje që të bojkotohen produktet serbe në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se paratë që blejnë produktet shkojnë për financimin e ushtrisë serbe.

Më tej ai tha se fillimisht Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin që ka bërë në Kosovë e më pas qytetarët të blejnë dhe produktet.

“Mendoj se kjo nismë është për ta dashur vetveten më shumë. Po flasim për një armik shekullor të shqiptarëve i cili në Kushtetutën e tij ka luftën me Kosovën dhe okupimin e saj. Paret e produkteve që ne blejmë shkojnë në financimin e ushtrisë serbe. Produktet serbe të blihen kur Serbia të reflektojë ashtu si Gjermania  pas luftës së dytë botërore. Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë, gjë që  nuk e ka bërë”- tha ai.