Ylli i muzikës 37-vjeçari Jake Flint ka humbur jetën vetëm disa orë pas dasmës së tij.
Flint vdiq papritur të shtunën, konfirmoi gruaja e tij Brenda të hënën teksa shpërndau një video tronditëse në Facebook , ku të sapomartuarit shihen duke festuar në momentin e gëzueshëm.
Videoja tregon Brenda me një fustan të gjatë të bardhë dhe Flint duke kërcyer, ndërsa një fotograf kap momentet në një peizazh të pyllëzuar.
Brenda e pikëlluar ka shkruar krah videos: Nuk e kuptoj. Zemra ime është zhdukur dhe thjesht kam nevojë që ai të kthehet. Nuk mund të duroj më shumë. Unë kam nevojë për të këtu.
