KE: Rritja ekonomike e BE-së do të fillojë në tremujorin e dytë

TË FUNDIT

Komisioni Evropian parasheh se rritja e bruto prodhimit vendor të Bashkimit Evropian në vitin 2021 do të arrijë 3,7 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 3,9 për qind, pas uljes prej 6,3 për qind në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, KE-ja parasheh rritje të eurozonës prej 3,8 për qind për dy vitet.

Në parashikimin ekonomik dimëror të publikuar ditën e sotme, Komisioni vlerëson se ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së në vitin 2022 do të kthehen në nivelin para krizës të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19.

“Recesioni në vitin 2020 nuk ishte aq i thellë siç është parashikuar, dhe për shkak të zbulimit të vaksinës, pritte që ekonomia e BE-së në vitin 2022 pritet të kthehet në nivelin e para krizës. Kjo do të thotë lehtësim i masave aktuale pandemike deri në fund të tremujorit të dytë të 2021, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit kur shumica e popullsisë pritet të vaksinohet”, tha komisioneri për çështjeve ekonomike Paolo Xhentiloni.

Ai theksoi se ekonomia e BE-së ende po përballet me kohëra sfiduese dhe se masat e nevojshme për të ndaluar pandeminë vazhdojnë të ndikojnë në aktivitetet ekonomik në Union, por në një masë më të vogël sesa ishte rasti gjatë pranverës së vitit 2020.

Në raportin e KE-së theksohet se pas rritjes më të fortë në tremujorin e tretë të vitit 2020, aktiviteti ekonomik në BE ra përsëri në tremujorin e katërt për shkak të valës së dytë të pandemisë dhe masave të rinovimit të mbylljes.

Megjithatë, dokumenti paralajmëron se projeksionet ekonomike mund të ndryshojnë në varësi të lëvizjes së mëtejshme të paparashikueshme të pandemisë në BE dhe në botë.