KE: Nga 26 dhjetori, distribuimi i vaksinë tek anëtaret

TË FUNDIT

Sipas Komisionit evropian, nëse gjithçka shkon sipas planit, vaksinimi kundër Kovid-19 do të fillojë mes 27 dhe 29 dhjetorit.

Sipas KE-së, distribuimi i vaksinave drejt vendeve-anëtare duhet të fillojë më 26 dhjetor, ndërkaq akoma u mbetet strategjive nacionale për atë se si dhe kur do të bëhet vaksinimi.

“Bëhet fjalë për përpjekje të koordinuar, e jo marrëveshje se të gjithë duhet ta japin vaksinën e parë në të njejtën kohë. Në BE ka 450 milionë banorë dhe 27 vende ku dallojnë kushtet dhe terminet për vaksinim”, tha zëdhënësi i Komisionit, Erik Mamer.

“Dita nuk është e rëndësishme, me rëndësi është këtë ta bëjmë në mënyrë të koordinuar, të gjithë së bashku”, tha Mamer.

Komisioni shton se paralajmërimi i kryetares Ursulla fon der Lajen për fillim të vaksinimit në BE më 27 dhjetor është kushtëzuar dhe se kjo do të varet nga vlerësimi pozitiv i Agjencisë evropiane për medikamente, e më pas edhe nga leja për plasim të vaksinës në treg nga ana e Komisionit evropian.

“Pas vlerësimit të Agjencisë evropiane për medikamente, do të japim leje në afat prej dy ditëve, derisa procedura e zakonshme është mes 60 dhe 67 ditë”, thekson Komisioni.