KE kërkon mënyrë si t’i parandalojë subvencionet nga shtetet e huaja në BE

TË FUNDIT

Prej sot  u hap  konsultim publik në Komisionin Evropian (KE)  për gjetjen e mënyrës të parandalohen  subvencionet e huaja dhe  investimet  të cilat i  minojnë  rregullat  e konkurencës së  lirë në Bashkimin Evropian, lajmëron  korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Konsultimi do të zgjasë deri më 23 shtator,  pas së cilës Komisioni Evropian do të përgatisë propozim ligjor.

“Komisioni Evropian është i hapur dhe ngushtë i lidhur  me pjesën tjetër të botës. Nëse duam  kjo të mbetet në fuqi, duhet të jemi të kujdesshëm. Për atë na nevojiten  vegla me  të cilat  do të sigurohemi se  subvencionet e huaja  nuk e shtrembërojnë tregun tonë, siç bëjmë me  subvencionet nacionale”, deklaroi Margaret  Vestager, nënkryetare ekzekutive  e Komisionit Evropian e obliguar për konkurencë.

Në Bashkimin Evropian ndihma shtetërore dhe subvencionet  janë rreptësisht të kontroluara nga ana e Komisionit Evropian, me qëllim që ato  të mos e minojnë  funksionomin e tregut të përbashkët evropian. Megjithatë,  këto rregulla vlejnë  vetëm për vendet-anëtare të BE-së.

“Unioni nuk disponon me instrumente  të parandalojë lloj të tillë të subvenioneve nga ana e shteteve të huaja. Prej këtu  nevoja të përgatiten  vendime të reja ligjore  në nivel të BE-së”, sqaroi Vestager.

Nënkryetarja e KE-së theksoi se “bëhet e qartë  se kontrolli mbi  qeveritë e BE-së nuk është i mjaftueshëm”,  edhe pse  investimet e huaja janë të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe vendet  e punës në BE, ato mund t’i bëjnë dëm  forcave të tregut të lirë në Union.

Sipas analizave të KE-së gjithnjë e më shpesh është  konstatuar “efekt negativ” i subvencioneve të cilat vijnë  nga qeveritë jashtë BE-së për firmat të cilat veprojnë në BE.

Edhe pse është e qartë që këto rregulla janë nxitur  nga ndikimi i rritur  i vendeve të  mëdha si Kina, eurokomisari i obliguar për tregun e brendshëm, Tieri Breton, theksoi se ato do ta prekin edhe Mbretërinë e Bashkuar  prejse tërësisht  do ta braktisë BE-në./MIA