KE-ja është për vendosjen e vërtetimit evropian për vaksinim

TË FUNDIT

BE-ja mbështetë vendosjen e vërtetimit për vaksinim kundër koronavirusit të ri që do të ishte “njohur në mënyrë të ndërsjelltë”. Këtë e deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Në deklaratë për mediat portugeze para vizitës së saj në Lisbonë, ajo theksoi se “në mënyrë mjekësore është me rëndësi të keni vërtetim për vaksinim. Prandaj e përshëndes nismën e kryeministrit grek Kiriakos Micotakis për certifikatë të njohur të ndërsjelltë për vaksinim”.

“A do të japë kjo prioritet apo qasje drejt të mirave të caktuara është vendim politik dhe juridik që duhet të shqyrtohet në nivel evropian”, shtoi Fon der Lajen.

27 vendet evropiane duhet të bisedojnë për koordinim të masave gjatë pandemisë në samitin të enjten e ardhshme.