KE duhet të përpilojë strategji për luftë kundër dezinformatave për 5G

TË FUNDIT

Pesëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i bënë thirrje sot Komisionit Evropian që menjëherë të fillojë strategji për të luftuar dezinformimet në rrjetin e telekomunikacionit të gjeneratës së pestë (5G), duke paralajmëruar se BE mund të humbasë afatet ligjore të detyrueshme për ngritjen e infrastrukturës së re.

Letra drejtuar KE-së u nënshkrua nga Austria, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Estonia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Finlanda, Kroacia, Republika Çeke dhe Suedia.

Në letër, ata kërkuan që KE t’i përgjigjet pët numrin e madh të teorive konspirative në Evropë, të cilat çuan në zjarrin në kullat e telekomunikacionit.

Në Evropës nga janari deri në qershor janë denoncuar 140 sulme lidhur me 5G, nga të cilat pjesa më e madhe janë Britaninë e Madhe dhe Holandë.

“Jemi dëshmitarë të rritjes së aktivitetit të lëvizjeve kundër rrjetit 5G në të gjithë BE-në. Duam të theksojmë se vandalizmi mbi infrastrukturën telekomunikuese dhe dezinformimi i përshkallëzuar i fushave elektromagnetike dhe 5G nuk janë vetëm një kërcënim për ekonomitë e shteteve anëtare të prekura, por gjithashtu parandalojnë që BE të përmbushë qëllimet e saj ambicioze 5G”, thuhet në letrën dërguar nënkryetarëve të KE-së Margaret Vestegar dhe Vera Jurukova dhe komisarit të tregut të brendshëm Teri Breton.

Sipas rregullores nga vit 2018, BE ka premtuar të rrisë zhvillimin e rrjetit 5G, në mënyrë që deri në fund të vitit 2020 të sigurojë qasje në spektrin e radios 5G.  sn/