Kë do të mbështesë VLEN në Kërçovë? Fetai: Limani u prononcua dy herë, por do të mblidhet shtabi

TË FUNDIT

Arben Fetai nga VLEN në Debat 21 ka folur për çështjen e Kërçovës, ku në rreth të dytë do të shkojë kandidati i AKI-së, Fatmir Dehari dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Jovanovski.

Fetai tha se kandidati i tyre për këtë komunë, Fatmir Limani është prononcuar dy herë, megjithatë shtoi se do të mblidhet sërish shtabi.

“Sa i përket Kërçovës, aty ka folur Fatmir Limani. Fatmir Limani është prononcuar dy herë dhe për momentin ky është qëndrimi i vetëm…
Gazetarja: Që do të thotë se nuk do ta përkrahni Fatmir Deharin?
… dhe duhet të ulemi në kuadër të shtabit, në kuadër të kryesisë së VLEN-it dhe të nxjerrim qëndrim për rrethin e dytë”, tha Fetai.