Komiteti i KB-së për të drejtat e njeriut e përsëriti sot “të drejtën e protestave paqësore” dhe paralajmëroi që justifikimet e sigurisë dhe të shëndetit po shfrytëzohen për të shkelur atë të drejtë themelore.
“Në këtë periudhë kur zhvillimet, siç është pandemia e Kovid-19, paraqesin sfida të pashembullt dhe kur protestat globale në mbështetje të lëvizjes ‘Jetët e zinjve janë të rëndësishme’ ilustrojnë rëndësinë (e drejta për të protestuar), Komiteti i KB për të Drejtat e njeriut ka publikuar udhëzime të cilat e përshkruan konceptin e ‘tubimit paqësor’ dhe detyrat e qeverive”, thuhet në deklaratë.
Komiteti i KB për të drejtat e njeriut, organ i pavarur prej 18 ekspertësh, është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Aktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, neni 21 i të cilit konfirmon të drejtën e protestës paqësore.
“Pjesëmarrja në tubime paqësore me qëllim të shprehjes së mendimeve, festimit ose shprehjes së kërkesave është e drejtë themelore e njeriut dhe themeli i një shoqërie demokratike,” tha raportuesi Kristof Hajns.
Komiteti u përkujton qeverive detyrën e tyre për të mundësuar protestat paqësore dhe për të mbrojtur protestuesit, dhe jo për të ndaluar tubime nëse nuk kanë arsyetime të vërtetë.
Gjatë pandemisë të koronavirusit, nga i cili vdiqën më shumë se 650.000 persona në botë, një numër i madh i qeverive ndaluan tubimet mbi një numër të caktuar pjesëmarrësish.
