KB-ja paralajmëron se për shkak të pandemisë së koronavirusit një numër i madh i fëmijëve do të detyrohen të punojnë.
Rritja e numrit të fëmijëve të detyruar të punojnë do të vërehet për herë të parë në dy dekadat . Sipas studimit të përbashkët të Fondit për Fëmijë në KB (UNICEF) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, numri i fëmijëve të cilët punojnë në botë është ulur për 94 milionë nga viti 2000.
“Kjo arritje tani është në rrezik”, për shkak të pandemisë, paralajmëron OKB-ja.
Sipas studimit dhe të dhënave të Bankës Botërore, numri i njerëzve të cilët jetojnë në varfëri ekstreme pritet të rritet nga 40 në 60 milionë këtë vit për shkak të epidemisë.
Organizata Ndërkombëtare e Punës në periudhën 2012-2016 ka regjistruar 152 milionë fëmijë në botë të cilët kanë qenë të detyruar të punojnë./MIA
