KB: Më shumë se 20 vjet vjen deri në rritje dramatike të kushteve ekstreme të motit – Azia më e prekur

TË FUNDIT

Në 20 vitet e fundit vjen deri në rritje dramatike të rasteve ekstreme të motit, që marrin tatim të madh njerëzor dhe ekonomik nëpër tërë botën dhe janë rrugës drejt përhapjes së mëtutjeshme, ndërsa me këtë situatë Azia është kontinenti më shumë i prekur, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

Numri më i madh i ngjarjeve katastrofike nga viti 2000 deri në vitin 2019 janë regjistruar në Kinë – 577 dhe SHBA – 467, vijojnë India -321, Filipinet – 304 dhe Indinezia – 278, theksohet në raportin e KB-së, të publikuar një ditë para Ditës ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga katastrofa.

Mediumet britanike transmetojnë se Azia është kontinenti me tetë nga 10 vendet më të prekura në botë.

Në dy dekadat e fundit në mbarë botën ka pasur rreth 7.348 katastrofa të mëdha, në të cilat 1,23 milionë njerëz e kanë humbur jetën, janë prekur 4,2 miliardë njerëz dhe u shkaktua dëm prej 2,97 miliardë dollarëve, thekson KB-ja në raport. fb/