KB: Dëmi për shkak të bllokadës izraelite në Rripin e Gazës mbërrin 17 miliardë dollarë

TË FUNDIT

Bllokada izraelite në Rripin e Gazës, që udhëhiqet nga Hamasi, deri tani ka shkaktuar dëm ekonomik prej 16,7 miliardë dollarë amerikanë, e ka thelluar varfërinë dhe në mënyrë drastike e ka rritur papunësinë, thekohet në raportin më të ri të Kombeve të Bashkuara në të cilin Tel Avivi  bën thirrje  ta përfundojë bllokadën në këtë territor palestinez.

Raporti i Konferencës së KB-së për tregti dhe zhvillim është edhe një thirrje dhe kritikash nga organizatat ndërkombëtare  dërguar Izraelit lidhur me bllokadën disavjeçare të territorit palestinez, transmetojnë agjencitë.

Mediat amerikane përkujtojnë se Izraeli e ka filluar bllokadën në Rripin e Gazës në vitin 2007, pasi lëvizja Hamas, e cila e kundërshtpn ekzistimin e shtetit të Izraelit, me dhunë e ndërmori kontrollin mbi këtë territor nga autoritetet palestineze të njohur ndërkombëtarisht.

Me masat izraelite, në kombinim me kufizimin që ndaj Rripit të Gazës i ka imponuar edhe Egjipti fqinj, me vite në mënyrë të rreptë kontrollohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave në këtë territor palestinez.

Izraeli bllokadën e sqaron si tentim që ta parandalojë Hamasin, armikun me të cilin është përballur në tre lufta deri më tani, t’i përforcojë kapacitetet e veta ushtarake.

Shumë kritikë, megjithatë, pohojnë se hapi i Izraelit, përveç dënimit të rreth dy milionë banorëve të Rripit të Gazës, nuk ka sjellë në asnjë ndryshim kur bëhet fjalë për mënyrën e funksionimit të Hamasit, theksohet, mes tjerash, në raportin e agjencisë së KB-së.