“Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”, Prishtina: Kryengritësit, pikë referimi për politikat kombëtare

TË FUNDIT

Në Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturor të shqiptarëve në Shkup, u mbajt tribuna me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”, në të cilën morën pjesë zyrtarë e historianë. Foli edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili tregoi se sa shumë është mësuar nga vepra e Prishtinës.

“Hasan Prishtina do të mbetej udhërrëfyes për tërë Lëvizjen Patriotike Shqiptare. Porosia e parë e tij ishte nuk duhen as çifligjet, as pasuria pa liri, pa integritet, pa shtet dhe jo rastësisht e shkriu të tërë pasurinë sepse pa integritet e sovranitet, pa liri kombëtare hiç ma shumë se sa një flluskë sapuni të tëra çifligjet mbeteshin. Mësuam shumë nga ky atdhetar”, deklaroi Ahmeti.

Pasardhësi i Hasan Prishtinës, Memet Prishtina tha se kryengritësit shqiptarë që e çliruan Shkupin do të mbesin pikë referimi.

“Kryengritësit shqiptarë do të ngelin në kujtesën tonë jo si një moment lavdie i përpjekjeve tona për shtet e komb por edhe si pikë referimi për orientimin e politikave tona kombëtare kulturore ekonomike ushtarake tash edhe në të ardhmen”, tha Prishtina.

Ky aktivitet u zhvillua në të kuadër të shënimit të “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”.